Veseli fton partitë e radhës në takimin për dialogun, LDK-ja refuzon ftesën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Veseli fton partitë e radhës në takimin për dialogun, LDK-ja refuzon ftesën

22:24 | 11 Janar 2019

Kadri Veseli, ka ftuar partitë opozitare dhe krerët e institucioneve në takimin e radhës dakordues rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin i cili është thirrur për të hënën janë ftuar Presidenti, Kryeministri, Ekipi Negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare LDK dhe VV.

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto takime janë vetëm farsë e asgjë tjetër.

“Nuk shoh asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë që është veç farsë e asgjë tjetër. z.Veseli përfaqëson partinë e dytë në Kuvend për nga numri i deputetëve, dhe nuk mund të pretendojë të marrë as rol unifikues e as udhëheqës”, ka deklaruar Osmani.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes zëdhënëses së saj, Tinka Kurti kanë konfirmuar për Telegrafin se nuk do të marrin pjesë në takim, duke thënë se këto takime po mbahen për legjitimimin e Hashim Thaçit.

Kujtojmë se LDK dhe VV nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues të tyre që t’i bashkohen Ekipit Negociator.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!