Veseli nuk dorëzohet: Do ta vazhdoj luftën për konsensus – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Veseli nuk dorëzohet: Do ta vazhdoj luftën për konsensus

17:36 | 11 Tetor 2018

Pavarësisht mospjesëmarrjes së LDK-së dhe Vetëvendosjes në tryezën e ftuar nga koalicioni qeverisës lidhur me rezolutën e propozuar për dialogun me Serbinë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se do të intesifikojnë përpjekjet që konsensusi të ndodhë sa më parë.

Në një postim në Facebook, Veseli e ka quajtur hap të rëndësishëm takimin e sotëm me një pjesë të opozitës. Në takim morën pjesë PSD-ja dhe Alternativa nga opozita.

Veseli ka treguar se ka biseduar edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it për nevojën e bashkimit për dialogun.

“Me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, biseduam për nevojën që të bashkohemi, pozitë dhe opozitë, në fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i sotëm, në të cilin me një pjesë të opozitës diskutuam për Draft-Rezolutën për Dialogun, ishte një hap i rëndësishëm. Në ditët në vazhdim do t’i intensifikojmë përpjekjet që konsensusi të ndodhë sa më parë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!