Vetëm 159 dollarë kushton ky iPhone X – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vetëm 159 dollarë kushton ky iPhone X

14:55 | 10 Shkurt 2018

Kompania kineze Oukitel ka prezantuar celularin U18, i cili ka ngjashmëri të mëdha me celularin më të ri të Apple.

Madje, celulari i tyre po quhet kloni i iPhone X. Pjesa e prapme e tij nuk duket si celulari i Apple, edhe pse ka dy kamera të vendosura në mënyrë vertikale.

Celulari ka gjithashtu edhe aftësinë e kontrollit me gjeste dhe hapjes së celularit me fytyrë, transmeton Gazeta Express.

Ai ka një bateri të madhe 4,000mAh, një ekran 5.8 inç me rezolucion 720P, 4GB RAM dhe hapësirë prej 64GB.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!