Veteranit të UÇK-së i vidhet vetura – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Veteranit të UÇK-së i vidhet vetura

08:27 | 12 Korrik 2018

Persona të panjohur mbrëmjen e së hënës kanë vjedhur veturën e një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Isniq i Deqanit.

Pronari i veturës Agim Musshabani ka thënë për Indeksonline se rasti i vjedhjes ka ndodhur me 9 korrik në mbrëmje ku siç shihet në video kanë qenë tre persona të maskuar të cilët e kanë kryer veprën.

Ai u ka bërë apel institucioneve të rendit, konkretisht Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masa për kapjen sa më parë të autorëve të veprës.

Musshabani ka dërguar pamje nga vjedhja e makinës ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së makinës e tipit “Mercedes” dhe as rreth personave të dyshuar.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!