Haradinaj: Me flamurin shtetëror synojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Haradinaj: Me flamurin shtetëror synojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës

21:31 | 13 Shkurt 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në facebook pas zhvillimeve për vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi”.

Ai ka thënë se flamuri i Kosovës po vendoset për 10 vjetorin e pavarësisë.

Sipas tij, me flamurin e Kosovës synohet zhvillimi i vendit dhe e ardhmja euro-atlantike.

Lexo postimin e plotë:

Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.

Të dashur qytetarë,

Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!