Vijnë nga Gjermania, babë e bijë përcillen për në banesën e fundit në Deçan – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Vijnë nga Gjermania, babë e bijë përcillen për në banesën e fundit në Deçan

21:18 | 20 Korrik 2018

Të premten, në Llukë të Epërme të Deçanit, me pjesëmarrjen e një numri shumë të madh të qytetarëve, ju dha lamtumira e fundit 26 vjeçarit Valon Memaj dhe vajzës së tij 5 vjeçare, Luisa Memaj.

Valoni dhe vajza e tij u përplasen me veturë, me 16 korrik të këtij viti, në Dunningen të Gjermanisë.

Ndërsa me lëndime te rënda në trajtim intensiv mjekësor ndodhet vajza e vogël, Albina 2 vjeçare.

Ndryshe, sipas mediave gjermane, BMW-ja të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Kjo ngjarje ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.

Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!