‘Viktimizohet’ Lekaj, thotë se po bëhet kurban për viza! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

‘Viktimizohet’ Lekaj, thotë se po bëhet kurban për viza!

21:53 | 25 Maj 2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka folur për herë të parë për media për aktakuzën që i është ngritur atij nga Gjykata Themelore në Gjakovë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lekaj në një intervistë për Gazetën Blic, ka thënë se është plotësisht i pafajshëm dhe se aktakuza ndaj tij, është bërë në frymën e ‘luftimit të korrupsionit’ për liberalizimin e vizave.

“Po është diçka që besoj e dinë të gjithë, se dikush duhet të bëhet kurban për liberalizim, por siç e thash unë jam plotësisht i pafajshëm dhe kjo do dëshmohet edhe nga drejtësia. Por nuk e ndjej veten fajtor, është një persekutim politik nga qarqe të caktuara” është shprehur ai.

Lekaj nuk ka dashur të flas nëse këtë persekutim politik po e bëjnë vendorët ose ndërkombëtarët, duke thënë se nuk dëshiron të ndikojë në procesin gjyqësor me të cilin ai do të ballafaqohet për herë të parë me 31 maj, në seancën fillestare gjyqësore.

I pyetur se pse nuk ka dhënë dorëheqje në momentin që i është ngritur aktakuza, Lekaj ka thënë se po të ndihej fajtor vetëm 1 % atëherë do jepte dorëheqje, por duke qenë i pafajshëm, thotë se pas dëshmimit të pafajësisë, askush nuk do merrej më me të.

“Sikur ta ndihsha veten fajtor, vetëm 1 % fajtor më besoni se do të jepja dorëheqje. Por nuk e ndjej veten fajtor, është një persekutim politik.Edhe herën parë e kanë ngrit me të njëjtën aktakuzë, që e ka hedh poshtë Gjykata, dhe sikur të kisha dhanë dorëheqje kush do të merrej me mua pastaj” ka thënë nënkryetari i AAK-së.

Lekaj ka thënë se i beson drejtësisë, por ka paralajmëruar se pasi të jepet vendimi i Gjykatës edhe ai do marrë veprime ndaj atyre, që sipas tij shpifën për të.

“Pa marrë parasysh aktakuza nga kushdo që vjen, unë jam për tu përballur me drejtësinë, dhe unë jam i pafajshëm dhe i besoj drejtësisë dhe do të shihen me seancën e parë, që është me 31 maj dhe aty do të deklarohem i pafajshëm, dhe mund të them që ko me leju me u zhvillu procedurat nuk kom me ataku aktakuzën, vetëm për me i tregu që me të vërtet nuk dua me keqpërdor pozitën time, dhe në fund ka me than vetë drejtësia, por do të turpërohen ata që kanë ngrit aktakuzë ndaj meje. Kur drejtësia ta jap fjalën e saj, atëherë edhe unë do marrë veprimet e mija, dhe do e shohin ata që kanë bërë këtë shpifje e këtë aktakuzë” ka thënë Lekaj.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK),jave më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj Pal Lekaj për dy vepra penale, të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Këto keqpërdorime të Lekajt, dyshohet se janë bërë në periudhën ku ky i fundit udhëhiqte me Komunën e Gjakovës. Seanca e parë gjyqësore ndaj tij pritet të mbahet më 31 maj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!