Vizat nuk hiqen sivjet për kosovarët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Vizat nuk hiqen sivjet për kosovarët

23:49 | 22 Tetor 2018

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet të ndodh sivjet.

Qytetarët e Kosovës pritet që edhe më tej të mbesin te izoluar.

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), ka thënë se institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme me afatet që japin para qytetarëve sa i përket liberalizimit të vizave.
Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka deklaruar se e thotë me siguri të plotë se vizat nuk mund të liberalizohen këtë vit.

“Ne me siguri të plotë mund të konfirmojmë se lëvizja e lirë nuk mund të bëhet këtë vit. Ajo çfarë kemi parë te Ukraina dhe Gjeorgjia, është se dy muaj pas mbledhjes së komitetit LIBE janë liberalizuar vizat. Ne nuk jemi as për së afërmi të mbledhjes së komitetit LIBE për plotësim ndryshim të rregullores”. ka deklaruar Shasha.

Ai ka thënë se ka edhe një varg hapash të cilët kërkojnë një periudhë të caktuar kohore deri të liberalizimi i vizave.

“Ne jemi te hapi i dytë dhe na mbesin edhe gjashtë hapa”.

Sipas përfaqësuesit të EPIK çdo ditë që kalon e që nuk kalohet në hapat e radhës, komplikohet situata e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Skenari më i mundshëm pozitiv është të kalohet edhe hapi i tretë brenda këtij viti. Të votohet plotësim ndryshim të rregullores por edhe ky hap çdo ditë që po kalon po vështirësohen punët. Shpresa ka ende, por çdo ditë që kalon e vështirëson këtë hap”.

Shasha ka thënë se janë shqetësuese deklaratat e zyrtarëve qeveritarë si zv/kryeministra, ministra e të tjerë që fajësojnë BE-në dhe kërcënojnë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!