Vjen lajmi i madh për Milanin

13:39 | 10 Dhjetor 2018

Presidenti i Lazios Claudio Lotito ka humbur durimin e tij me Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb ka luftuar për të përmbushur pritjet këtë sezon dhe sipas Il Corriere della Sera, Lotito do ta shesë atë në 2019 përcjell ORAinfo.

Por, mesfushori nuk do të shitet në janar.
Largimi i lojtarit me shumë gjasë do të ndodh në fund të sezonit. Kujtojmë se Milan i ofroi 30 milion euro për të marrë Sergej Milinkoviç-Savic në huazim me 90 milionë euro për të blerë në gusht, por Lazio e hodhi poshtë atë .

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për mesfushorin serb që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha në Evropë./ORAinfo/

Komento: