Vjen një lajm i keq për blerësit e veturave të vjetra – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Vjen një lajm i keq për blerësit e veturave të vjetra

23:40 | 18 Tetor 2018

Ish-Ministrja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se ndryshimi i vjetërsisë së veturave në 15 vjet po bë kryekëput për interesa biznesore.

Ajo ka thënë se LDK është kundër këtij ndryshimi, pasi sipas saj me këtë ndryshim do të ndotët edhe më shumë ambienti në Kosovë.

“ Nuk ka asnjë vend në botë se sa Kosova që ka deponi të veturave. Në vendin tonë qarkullojnë vetura tepër të vjetra. Nuk ka logjikë që të rritet viti dhe numri i këtyre të veturave të shtohet”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se shteti ka mundësi të ndryshme tua lehtësoj qytetarëve të Kosovës që të blejnë vetura të reja.

“ Mund të ulen taksat fiskale. Mund të ketë plotë mënyra të tjera”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se me ndryshimin e këtij ligj do të behët favorizimi i ndonjë biznesi privat që të nis vendosjen e katalizatorëve nëpër vetura.

Bajrami ka bërë me dije se LDK dhe disa parti tjera opozitare nuk do ta votojnë ketë ligji në Kuvend.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!