Vjen një lajm shumë i keq për Granit Xhakën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vjen një lajm shumë i keq për Granit Xhakën

23:56 | 12 Janar 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Granit Xhakën.

Granit Xhaka është bërë pjesë e rekordeve të padëshirueshme në Premierligë.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova e që paraqitet për Përfaqësuesen e Zvicrës, ka qenë fytyra tragjike në humbjen 1:0 të Arsenal në udhëtim te rivalët e Londrës, skuadra e Ëest Ham United.

Me këtë humbje, Arsenal mbetet prapa në garën për vendin e katërt, me Chelsea që ia doli të shfrytëzoi gabimin e tyre, duke e mundur 2:1 Neëcastle United.

Ky gabim ishte i pesti për Xhakën që prej fillimit të sezonit të kaluar, që është rekord në Premierligë, sepse asnjë futbollist tjetër nuk ka bërë më shumë gabime që kushtojnë me gol se kosovari në këtë periudhë.

Këto gabime e kanë shndërruar atë në cak të sulmeve nga tifozët e Arsenalit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!