Vjen nji ndryshim i madh i ‘Facebook Messenger’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vjen nji ndryshim i madh i ‘Facebook Messenger’

10:31 | 10 Tetor 2017

Messengeri” i Facebook’ut ka nji opcion të msheftë, shumë ma të mirë nga ky që njohim të gjithë. Dhe, me siguri keni me fillue me perdore menjiherë.

Facebook ka ba aplikacionin Messenger Lite, të disponueshëm në shumë vende, tue i lejue të gjithë të përdorin këtë version të zbutun, ma të shpejtë dhe ma të efektshëm të Facebook.

Ky version funksionon tue reduktue shumë pjesë shtesë, të cilat janë të padobishme, si “Facebook Stories” dhe “Gifs”.

Tue veprue kështu, ky opcion ndërpret gjanat ma intensive që funksionojnë, kur Messenger asht aktiv, tue i lejue përdoruesit të fitojnë ma shumë kohë dhe hapsinë, të përdorin ma pak të dhanat e tyne dhe të shmangin shumë opcione shtesë që Messenger ka shtue kohën e fundit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!