Vjen paralajmërimi i parë për Donal Trump nga këto dy shtete të mëdha – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vjen paralajmërimi i parë për Donal Trump nga këto dy shtete të mëdha

21:15 | 06 Dhjetor 2017

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se tashmë ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit.

Megjithatë, një vendim të tillë nuk e përshëndetën disa vende të tjera të fuqishme të botës, pasi rreth këtij vendimi udhëheqësit e paralajmëruarn Trump se mund të shkëpusnin lidhjet e bashkëpunimit.

Ishte vet Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte një “vijë të kuqe” për myslimanët.

LEXO EDHE: Palestinezët kundër Trumpit, djegin flamurin amerikan dhe izraelit

Shqetësuese e shohën këtë vendim edhe zyrtarë nga Gjermania, ndërsa thonë se nga ky vendim i Presidentit Trump, në Lindjen e Mesme mund të ndodhë një shpërthim i konfliktit, njofton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme në Berlin, në fakt, ka këshilluar qytetarët gjermanë që kanë për qëllim të vizitojnë Izraelin dhe territoret palestineze:

”Prej 6 dhjetorit 2017, demonstratat janë të mundshme në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Nuk mund të përjashtohen as konfliktet e dhunshme”.

Me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, SHBA është e para që bën një vendim të tillë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!