Volkswagen publikon Golfin më të shpejtë në histori – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Volkswagen publikon Golfin më të shpejtë në histori

21:08 | 10 Maj 2018

Volkswagen ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të shpejtë deri më tash në histori.

Golf GTI TCR ka motor 2.0 litra TSI, i cili siguron 290 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 264 kilometra në orë.

Ky është Golf GTI më i shpejtë në historinë 40-vjeçare të këtij modeli, edhe pse TCR tash për tash, është koncept formal dhe versioni i prodhimit do të paraqitet kah fundi i vitit.

Në mesin e opsioneve do të jetë edhe pakoja speciale sportive me metodat Normal, Comfort dhe Sport. /kp

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!