Vrasja e dyfishtë që tronditi Gjakovën, rrëfehet dëshmitari i ngjarjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vrasja e dyfishtë që tronditi Gjakovën, rrëfehet dëshmitari i ngjarjes

15:19 | 17 Korrik 2017

Ngjarja e hidhur ndodhi rreth orës 19:00 në lokalin që ishte pronë e Pjetër Memajt.

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Klan Kosovën që sipas një deklarate preliminare nga një dëshmitar okular (familjar i njërit prej viktimave) i cili ka qenë në vendin e ngjarjes në restorant, ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë, Krist Memaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje, ndërkaq Pjetër Memaj, kushëriri i tij, ka tentuar vazhdimisht që ta ndalë.

Por, në zhvillim e sipër, i ndjeri Krist Memaj ka shtënë me armë në Pjetrin dhe pastaj ka vrarë veten.

E pamja për të dy viktimat është hapur e përbashkët, dhe varrimi bëhet nesër po ashtu i përbashkët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!