Vrasja e Xhemajl Mustafës, flet kryeprokurori Lumezi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vrasja e Xhemajl Mustafës, flet kryeprokurori Lumezi

20:50 | 07 Dhjetor 2017

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ia lë fajin bartjes së lëndëve te ndërkombëtarët për mos hetimin e vrasjeve që kanë tronditur Kosovën që nga viti 1999.

Në intervistën për ‘Jeta në Kosovë’, Lumezi është pyetur për hetimet rreth vrasjes së zyrtarit të lartë të LDK-së, Xhemajl Mustafa.

Ai u vra në nëntor të vitit 2000 afër banesës së tij në Prishtinë, ndërkohë që askush ende nuk është kapur nga drejtësia për këtë vrasje.

Në këtë intervistë Lumezi foli për vonesat e hetimit të lëndëve për vrasjet e pas luftës.

“Unë personalisht e kam shqyrtuar atë dosje derisa kam qenë Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut por ndërkohë është kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili në atë kohë ka qenë ndërkombëtar që ajo lëndë të transferohet te prokurorët e EULEX-it, edhe në ditët e sotme ajo lëndë është te prokurorët e EULEX-it”, tha Lumezi

Përballë Jeta Xharrës, Kryeprokurori tha se ka kërkuar nga vartësit e tij që t’i marrin me prioritet këto raste.

“Mirë kishte me qenë që për këto raste të kërkohet përgjegjësi nga ata që i kanë pasur këto lëndë dhe kanë pasur për detyrë t’i hetojnë këto çështje penale. Unë kam kërku nga prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë që t’u japin prioritet të gjitha rastet e vrasjeve publike. Kam kërkuar që të trajtohen edhe raste të gazetarëve që kanë ndodhur pas luftës”, tha Lumezi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!