Vrau vajzën dhe e varrosi në oborr, ja çfarë ndodhi me babin “monstër” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Vrau vajzën dhe e varrosi në oborr, ja çfarë ndodhi me babin “monstër”

19:23 | 13 Nëntor 2017

Zbulohet e shkuara e errët e të burgosurit që vdië në spital ditën e djeshme.

Gjatë së dielës në reaminacionin e QSUT-së, ka vdekur i dënuari 74-vjeçar Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për veprën penale “Vrasja”.

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006″>2006, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre Afërditës vetëm 20 vjeç.

Ata e kishin vrarë vajzën në vitin 1996 pas kthimit të saj nga Italia dhe e kanë varrosur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre. Ata kanë bërë të pamundurën që ky krim të mos zbulohej.

Pas hetimeve të vazhdueshme të policisë rasti është zbuluar dhjetë vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006″>2006. Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër, të akuzuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të krimit.

Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës ka vendosur 15 vjet burgim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!