Vuçiq i nevrikosur për ‘refuzimin’ e Shqipërisë rreth Telekomit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Vuçiq i nevrikosur për ‘refuzimin’ e Shqipërisë rreth Telekomit

21:33 | 07 Tetor 2018

Telekomi serb është i interesuar të blejë Telekomin shqiptar, por Beogradi vlerëson se pengesë është bërë politika.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë gjatë promovimit të një fabrike se për investitorët është gjë e mirë që kjo të ndodhë, por i është thënë se kjo nuk mund të ndodhë.

Një refuzim i tillë për presidentin serb do të thoshte se paratë serbe nuk janë të mirëpritura në Shqipëri.

“Kam dëgjuar se kemi dhënë ofertën më të mirë, por ministri ka thënë se Serbia nuk mund ta blejë Telekomin. Nuk dua të besoj në këtë derisa të mos shoh raportet. Kjo do të thoshte se jo vetëm investitorët serbë, por edhe të tjerët nuk janë të mirëpritur nëse paratë i ndajmë në serbe apo gjermane. Paratë në fund nuk mund të ndalohen dhe ne kemi dy herë më pak papunësi se Shqipëria. Do ta blejmë në ndonjë vend tjetër, por kjo flet vetëm për ta”, ka thënë Vuçiq.

Por, Vuçiq ia ka lënë mundësinë që të informohet zyrtarisht për këtë çështje. Shtypi serb thotë se oferta e Telekomit serb është refuzuar.

Vuçiq deklaroi se do t’ia shiste çdo kompani shqiptarëve që ofrojnë më shumë se sa kompanitë e tjera.

Telekomi serb është pjesërisht në pronësi të shtetit, por operon si një nga tre kompanitë kryesore serbe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!