WhatsApp sjell një ndryshim të papritur, ju jep mbi 68 minuta kohë për… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

WhatsApp sjell një ndryshim të papritur, ju jep mbi 68 minuta kohë për…

14:22 | 11 Mars 2018

Aplikacioni i shumëpërdorur, WhatsApp do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që ka të bëjë me fshirjen e mesazheve që janë dërguar.

Opsioni është në funksion prej kohësh, por pritet që t’i nënshtrohet një tjetër ndryshimi që lidhet me kohën.

Aktualisht, çdo person ka 7 minuta kohë për fshirjen e një mesazhi, por kjo kohë do të zgjerohet dhe do të kemi në dispozicion plot 68 minuta e 16 sekonda, shkruan Telegrafi.

Inxhinierët kanë menduar edhe për rastin kur i njëjti mesazh ndoshta do ju duhet sërish. Ju mund ta rikuperoni mesazhin e fshirë. Lidhur me ndryshimin ka nisur testimi dhe pritet që së shpejti të bëhet aktiv.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!