“Xhansu” është bërë një zonjë e vërtetë, shikoni foton e fundit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

“Xhansu” është bërë një zonjë e vërtetë, shikoni foton e fundit

16:04 | 14 Shtator 2018

Aktorja turke, Leyla Tanlar te ne u bë e njohur me rolin e saj si “Xhansu”, nga seriali shumë i shikuar “Fate të kryqëzuara”.

Pas suksesit që ka pasur në këtë serial aktorja e re në moshë, por shumë e talentuar, ka pranuar edhe një rol tjetër në serialin e ri turk, të quajtur “Mehmed Bir Cihan Fatihi”, që tregon historinë e Sulltan Mehmetit, shkruan rtv21.

Në rrjetet sociale “Xhansu” ka një numër të madh të ndjekësve, me të cilët shpesh ndan fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi aktorja 20-vjeçare në Instagram, ka publikuar një fotografi të cilën e ka relizuar me ngjyra bardh e zi, ku shihet më ndryshe se herave tjera.

E veshur me një pallto, të trashë aktorja duket se po bëhet gati për stinën e vjeshtës, dhe të dimrit. Pa dyshim se edhe në këtë fotografi aktorja po duket bukur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nora Istrefi