Xhavit Haliti dhe Anton Çuni përplasen fort për 8 milionët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Xhavit Haliti dhe Anton Çuni përplasen fort për 8 milionët

11:12 | 17 Prill 2018

Xhavit Haliti i ka reaguar ashpër deputetit të LDK’së Anton Qunit pasi ky i fundit në emisionin Pressing të T7, tha se zyrtari i PDK’së, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Xhavit Haliti në Kuvend, tha se gjatë kohës së luftës as nuk e ka ditur se kush është deputeti i LDK-së Anton Quni, ndërsa, ka pasur kontakte vetëm me Bujar Bukoshin.

Haliti tha se në rast se del se ai ka keqpërdorur ndonjë fond, atëherë është i gatshëm të jep dorëheqje, ndërsa, ka kërkuar të njëjtën edhe nga Quni.

“Ju keni gënjyer në kuvend, edhe të gjithë shokët tu”, tha Haliti.

Kjo vjen si kundërpërgjigje e Halitit ndaj akuzave që i bëri Quni mbrëmë në emisionin Pressing në T7.

Por Quni pas fjalëve të Halitit në seancë u zgjua dhe shkoi në foltoren e Kuvendit tek Xhavit Haliti i cili po e kryesonte sancën, nga ku shihej një diskutim i tensionuar mes dyshesh.

Quni shtoi të hënën mbrëma se ka qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!