Xhelal Sveçla akuzon Dardan Molliqajn, kjo është arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Xhelal Sveçla akuzon Dardan Molliqajn, kjo është arsyeja

18:27 | 12 Janar 2018

Xhelal Sveçla ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se problemin në Lëvizjen Vetëvendosje e ka shkaktuar Dardan Molliqaj, ish-sekretari Organizativ i Vetëvendosjes.

Sipas Sveçlës Molliqaj dhe mospajtimet e tij me Kurtin janë gjeneza e problemit në Vetëvendosje.

“Ish-sekretari organizativ dëshironte të bllokonte kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Burimi i problemit është mospajtimet mes Dardan Molliqajt dhe Albin Kurtit”.

Por, ai ka refuzuar të thotë se tashmë në Vetëvendosje ekziston një fraksion – ka thënë ka vetëm të pakënaqur.

“Ekziston një Lëvizje Vetëvendosje dhe disa të pakënaqur, nuk ekzistojnë dy taborre, nuk ka fraksione në Vetëvendosje”.

I pyetur për dorëheqjet e tjera në Vetëvendosje dhe se a erdhën edhe ato vetëm si pasojë e mospajtimeve të Molliqajt me Kurtin, ai ka refuzuar të përgjigjet, por ka thënë se më pas janë implikuar edhe shumë interesa të tjera.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!