Xherdan Shaqiri po largohet nga Stoke, por jo edhe nga Premier Liga – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Xherdan Shaqiri po largohet nga Stoke, por jo edhe nga Premier Liga

23:14 | 13 Janar 2018

Janari i këtij viti mund të bëjë që Xherdan Shaqiri të largohet nga Stoke City.

Ish anëtari i Interit e Bayern Munich, po kërkohet nga skuadra më emër në Premierligë, West Ham United.

Sipas një raporti nga ‘West Ham Word’, lojtari i transferuar për një tarifë rekorde te West Ham United, Marko Arnautovic, i ka rekomanduar klubit nënshkrimin me ish bashkëlojtarin e tij të Stoke City, Xherdan Shaqirin.

Skuadra nga Londra mund të bëhet me një sulm kërcënues nëse arrijnë marrëveshje me anësorin nga Kosova, që në karrierën e tij ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!