Xhudistja qe po e lë Turqinë për Kosovën! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Xhudistja qe po e lë Turqinë për Kosovën!

11:52 | 13 Tetor 2017

Federata e Xhudos e Turqisë po refuzon të japë lejen që xhudistja Ebru Shahin t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës dhe të garojë për Kosovën në gara ndërkombëtare.

Por me gjithë refuzimin e Federatës turke për të lëshuar Shahinin, ajo është e vendosur të garojë për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Shahin, që është xhudiste e nivelit më të lartë, tashmë e ka dorëzuar në Federatën e Xhudos së Kosovës kërkesën për t’iu bashkuar Kosovës. Kërkesa e saj është proceduar në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe tashmë ka nisur procedura për pajisje të Shahinit me shtetësi të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën, Shahin ka treguar se nëse Federata turke nuk jep pajtimin, atëherë ajo do të presë aq sa është e nevojshme për të fituar të drejtën që të garojë për Kosovën.

Kërkesën për të garuar për Federatën e Xhudos së Kosovës, Shahin në FXHK e ka dorëzuar më 22 shtator. Ajo ende llogaritet pjesë e Federatës së Xhudos së Turqisë, por dëshiron të ndryshojë nacionalitetin. Për herë të fundit për Turqinë ka garuar më 27 maj të vitit të kaluar në Masters të mbajtur në Meksikë. Ajo vazhdon të stërvitet në klubin Galatasaray me trajnerin Ercan Çakiroglu. Po ashtu, merr pjesë nëpër kampe për të mbajtur formën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!