Ylli i Francës nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ylli i Francës nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur

00:00 | 16 Korrik 2018

Benjamin Pavard e ka ndalur festën për një moment për të dhënë deklaratë se si ndihet.

Mbrojtësi francez ka thënë se ende nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur, pasi janë shumë të lumtur që e fituan Kupën e Botës.

“Nuk e kam kuptuar ende të gjithë atë që ka ndodhur. Kur të kthehemi në shtëpi dhe të shohim të gjithë ngrohtësinë e tifozëve, do të kuptojmë se kemi bërë diçka të madhe”, ka thënë Pavard, përcjell ORAinfo.

“Po pres vetëm atë moment. Dy vite më parë, gjatë finales së humbur në Europian ndaj Portugalisë, unë isha në Lille duke e ndjekur si tifoz me një grup miqsh. Në sezonin 2016-2017 luaja në Bundesliga 2 dhe tani jam këtu dhe kemi fituar Botërorin. Me siguri tani do të argëtohemi, pasi gjëra të tilla janë shumë të rralla”, ka shtuar mbrojtësi francez./ORAinfo/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!