Ylli i Interit ‘tronditë’ Milanin me këto fjalë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ylli i Interit ‘tronditë’ Milanin me këto fjalë

10:38 | 13 Tetor 2017

Futbollisti i Interit,  Skriniar këmbëngul Milan nuk është në krizë, duke u bërë thirrje shokëve të tij të jenë të kujdesshëm përpara derbit, transmeton ORinfo.

Të dy palët takohen të dielën në mbrëmje në Derby della Madonnina, ku Rossonerët kanë humbur dy ndeshjet e fundit në një rresht, por futbollisti sllovak nuk pret që një ekip të bëjë rrëmujë.

“Kam menduar për Milanin që kur kam përfunduar ndeshjen e Sllovakisë me Maltën,” tha Skriniar për Gazzetta dello Sport.

“Unë kam qenë duke u përqendruar në atë për disa ditë, kjo është një ndeshje e madhe për ne dhe për tifozët.

“Milan nuk është në krizë, nuk mund t’i besojmë rezultateve të tyre të fundit. Ata kanë lojtarë të mëdhenj që janë mësuar të dalin nga këto situata. Të dielën ka vetëm fitore”, ka thënë ylli  i Interit.

Interi ka  shkëlqyer këtë sezon në Seria A por stili i tyre i lojës është kritikuar ./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!