Ylli i Milanit pranon : Ky futbollist i Interit do të sjellë telashe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ylli i Milanit pranon : Ky futbollist i Interit do të sjellë telashe

09:04 | 13 Tetor 2017

Ylli i Milanit, Ricardo Rodriguez e quan ish shokun e skuadrës Ivan Perisic shumë të rrezikshëm, para  Derby della Madonnina që zhvilohet këtë fundjave, përcjell ORAinfo.

Çifti luajti së bashku në Wolfsburg dhe do të ndeshen  në San Siro këtë të diel në derbin e parë të Milanit të sezonit.

“Ivan është shumë i fortë, ai është shumë i rrezikshëm”, ka thënë Rodriguez duke folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me Interin.

“Ai është i fortë, është i shpejtë dhe mbi të gjitha luan me të dyja këmbët. Më pëlqen mentaliteti i tij, takohemi shumë shpesh së bashku në Milano”, ka thënë ylli i Milanit.

Është raportuar se Rodriguez ishte afër  transferimit te Nerazzurrët janarin e kaluar, përpara se të transferohej në Milano në verë ./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!