Zbardhen detaje nga ngjarja në Deçan ku humbi jetën një i ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Zbardhen detaje nga ngjarja në Deçan ku humbi jetën një i ri

09:42 | 20 Shtator 2018

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në pyll në Grykën e Deçanit gjatë të mërkurës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima gjersa ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Si pasojë e lëndime të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë.

Kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi.

Në koordinim me prokurorin pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!