Zbardhen detaje sesi e humbi jetën 29-vjeçari në Istog – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Zbardhen detaje sesi e humbi jetën 29-vjeçari në Istog

17:03 | 16 Shtator 2018

Dje rreth orës 15:05, në fshatin Dubravë të Istogut është gjetur pa shenja jete një 29-vjeçar.

“Më 14.09.2018 rreth orës 15:05 është informuar për një rast në fshatin Dubravë të Istogut. Me të dalë në vendin e ngjarjes është parë një person i shtrirë në tokë. Aty është ftuar edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar se personi është pa shenja jete.”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Trupi i pajetë i viktimës është identifikuar nga familjarët dhe më pas është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Lidhur me rastin janë duke u bërë hetime në disa pista, por që për këtë është ende herët të thuhet diçka”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!