‘Zbehet’ shitja e iPhone 8 nga iPhone X – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Zbehet’ shitja e iPhone 8 nga iPhone X

12:03 | 22 Shtator 2017

Sipas portalit KGI Securities, iPhone X pritet të zbeh shitjet e iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus për të cilët Apple ka nisur të marrë prenotimet, të cilat duket se nuk do të jenë aq të shumta, ashtu siç ka ndodhur me versionet e mëparshme.

Ekspertët mendojnë se iPhone X është produkti që sjell innovacion të dukshëm për përdoruesin, të paktën përsa i përket ekranit dhe kjo ka mjaftuar që një përqindje e madhe e blerësve të presin datën 27 Tetor ku do të nisë dhe marrja e porosive nga Apple.

I njëjti fenomen po ndodh edhe me Apple Watch Series 3, ku prenotimet janë më të larta në rastin e versionit me LTE i cili kushton rreth 70$ më shumë se versioni me WI-FI dhe pa LTE. Sipas statistikave të para, rreth 80% e blerësve kanë porositur versionin e parë dhe vetëm 20% kanë porositur Apple Watch Series 3 pa LTE.

Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë se blerësit tërhiqen më shumë nga iPhone X dhe Apple Watch Series 3 me LTE të cilat janë gjithashtu versionet që montojnë fjalën e fundit të teknolgjisë. Nëse do të blini një produkt Apple, cilin do të zgjidhnit? /iPhoneAlbania

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/auto-tech/iphone-x-po-ndikon-ne-shitjet-e-iphone-8-437407/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!