Zbulohen 30 pikat më të nxehta që mund të kthehen në luftë në vitin 2018, përfshirë edhe Ballkanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Zbulohen 30 pikat më të nxehta që mund të kthehen në luftë në vitin 2018, përfshirë edhe Ballkanin

19:27 | 13 Dhjetor 2017

Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të SHBA-së përmblodhi 30 pika në raportin vjetor “Prioritetet Parandaluese” të cilat sipas vlerësimit të tyre mund të ktheheshin në luftëra të mëdha në vitin 2018.

Megjithëse në grupin e fundit dhe më pak kërcënues, Ballkani u shfaq për herë të parë këtë vit në raport duke u quajtur “si kërcënime të nivelit të ulët”.

Siç u tha, këtu rreziqet e mundshme janë nga trazirat politike dhe dhunës ekstremiste në rajon, paqëndrueshmëria e të cilët, siç u tha “tronditi në mënyrë të përsëritur të gjithë botën”.

Të dhënat e raportit janë marrë nga Qendra Kërkimore për veprimet parandaluese të Këshillit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, dhe është punuar nga ekspertët në politikën e jashtme, transmeton Indeksonline.

Në raport, rreziqet e mundshme ndahen në tri kategori.

Në kategorinë e prioritetit më të lartë, të tetë konfliktet e mundshme dhe krizat kryesisht mund të zhvillohen nga SHBA me Korenë e Veriut dhe fqinjët e saj, sepse rreziku i një konflikti bërthamor është në rritje, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un janë shumë të paparashikueshëm.

Në këtë grup ekziston një konflikt i armatosur edhe mes SHBA-së dhe Iranit, sulmet kibernetike mbi infrastrukturën dhe rrjetet në SHBA. Si dhe konflikti ushtarak në mes të anëtarëve të Rusisë dhe NATO-s.

Gjithashtu në këtë grup janë kërcënime të larta për luftë hynë edhe Deti i Kinës Jugore, sulme terroriste në SHBA etj.

Në kategorinë e dytë, ka rreziqe pasojat e të cilave do të ishin më të vogla se konfliktet e nivelit të parë.

Siç u tha, në këtë grup ka konflikte të mundshme të Japonisë dhe Kinës mbi ishujt Senkaku/Diaoyu, paqëndrueshmëria politike në Venezuelë, përkeqësimi i katastrofës humanitare në Jemen, përleshje në Mianmar, një rritje e dhunës e lidhur me krimin e organizuar në Meksikë, përleshja në Ukrainë me forcat pro-ruse, duke intensifikuar dhunën midis kurdëve dhe forcave qeveritare në Irak dhe Turqi.

Gjithashtu në këtë grup përfshihet edhe konflikti mes Pakistanit dhe Indisë për Kashmirin, konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut, si dhe rritjen e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në kategorinë e tretë të rreziqeve të mundshme, ka kryesisht vende afrikane në të cilat kërcënimet më të mëdha janë nga sulmet terroriste nga Boko Haram dhe islamistët e tjerë dhe trazirat politike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!