Zbulohen fakte shokuese për çantat e femrave, ja si të mbroheni prej tyre – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zbulohen fakte shokuese për çantat e femrave, ja si të mbroheni prej tyre

13:16 | 13 Shtator 2017

Femrat i bartin çantat e dorës thuajse kudo që shkojnë, por duket se ato mund të jenë të mbushura me më shumë baktere sesa tualeti.

Në fakt, çantat e dorës janë vlerësuar si vendi më i keq për mikrobe nga ekspertët, të cilët gjithashtu thonë se çanta e dorës mund t’ju sëmurë, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak se çantat e dorës shkojnë në vende të ndryshme dhe zakonisht vendosen në dysheme, ku edhe mbushen me baktere dhe mikrobe.

Përderisa tualetet dhe zonat tjera të ndyra në shtëpi i pastroni më rregullisht, çantat e dorës nuk janë diçka që pastrohen çdo ditë.

Prandaj, për të parandaluar shpërndarjen e mikrobeve, ekspertët rekomandojnë se në vend se ta vendosni çantën e dorës në dyshemenë e restauranteve, kafeneve, etj., më mirë mbajeni në karrige.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!