Zbulohen kërkesa e minatorëve të Trepçës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zbulohen kërkesa e minatorëve të Trepçës

09:40 | 05 Janar 2019

Po vazhdon grenva e minatorëve të Trepçës.

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës”, ka deklaruar se Bordi i “Trepçës” është krejtësisht politik dhe i padijshëm.

Katër kërkesat e grevistëve janë rritja e pagave 20 për qind, ndalimi i punësimit pa konkurs, Bordi të dalë para grevistëve dhe të realizohen kërkesat nga greva e pezulluar.

Minatorët e “Trepçës” kanë vazhduar me grevën edhe të premten, në ditën e dytë kur kanë vendosur të hyjnë në grevë. Ata kanë kërkuar që paga e tyre të rritet për 20 për qind, por kanë edhe kërkesa të tjera, të cilat duhet të realizohet në mënyrë që greva të ndërpritet.

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës”, i ka thënë “Zërit”, të premten, se minatorët grevistë nuk e kanë as përkrahjen e manxhmentit, përkatësisht të ushtruesit të detyrës së drejtorit Xhevdet Tahiri.

Sipas Sadikut, Tahiri ka shkuar të enjten të minatorët, të cilëve u ka kërkuar që t’i kthehen punës, por edhe i ka kërcënuar “në njëfarë forme”.

“Ai në një formë edhe na është kërcënuar, duke në thënë se do ta shihni nëse nuk i ktheheni punës. Vetëm dje (e enjte) ka qenë të na, sot jo.

Ndërkaq, askush nga Bordi nuk ka ardhur për të biseduar me ne. Ky bord i ka dy të këqija, më së pari është Bord krejtësisht politik dhe e dyta, janë të padijshëm. Ata nuk kanë lidhje me minierën, me punën e minierës”, ka thënë Sadiku, duke shtuar se është formuar Këshilli Grevist i cili merr hapat e mëtutjeshëm. Sipas tij, greva do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e minatorëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!