Zbulohet arsyeja e privitimi nga jeta e të riut në Ferizaj

15:47 | 20 Shkurt 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj.

Një person ka mbetur pa shenja jete, pas plagëve që ka marrë nga gjuajtja me armë zjarri, ndërkaq, thuhet se motivi ka qenë gjakmarrja.

“Vëllai i Mentorit e ka privuar nga jeta një person para tri viteve. Tash këta janë hakmarrë për këtë vra sje”, ka thënë një burim i afërt me viktimën për Indeksonline.

Ndërkaq, rastin për vrasjen e të riut në Ferizaj, e ka konfirmuar më herët Agim Gashi nga Policia e Ferizajt.

“Në orën 12:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë një person është lënduar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një person të moshës 25-30 vjeçar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Agim Gashi.

Komento: