Zbulohet arsyeja, ja pse Ahmeti shkarkoi drejtorin e Arsimit në Prishtinë

20:08 | 19 Shkurt 2019

Jonuz Slihaj është liruar nga posti i drejtorit të Arsimit në Prishtinë.

Me ndryshime e ka nisur javën Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës. Ai ka shkarkuar drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj.
Ahmeti ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e partnerit të koalicionit, AAK.

“AAK-ja kërkoi të shkarkohej Salihaj, sepse nuk përfaqëson interesat e tyre”, ka thënë Ahmeti për KTV.

Derisa Salihaj nuk është përgjigjur, televizioni merr vesh se mosmarrëveshjet kishin nisur kur Salihaj nuk kishte pranuar intervenime për të regjistruar fëmijë nëpër institucionet shkollore të Prishtinës.

Drejtori i shkarkuar nuk u ishte bindur as urdhrave nga lart të partisë së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ahmeti ka vendosur që këtë drejtori ta marrë nën petkun e PSD-së dhe të emërojë një person të pavarur.

Ahmeti ka bërë edhe ndryshime tjera. AAK-së ia ka marrë Inspektoratin dhe drejtorin Brahim Mehmetaj e ka emëruar drejtor të Pronës.

Dren Kukajn e PSD-së e ka emëruar drejtor në drejtorinë e Mirëqenies Sociale. Valbona Osmani do të zëvendësojë Nora Kelmendin në Kadastër.

E, Adonis Tahiri nuk do të jetë më zëdhënës, por drejtor i Inspektoratit.

Komento: