Zbulohet identiteti i avokatit që u therr sot në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zbulohet identiteti i avokatit që u therr sot në Prishtinë

17:16 | 25 Maj 2018

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Express rreth therjes së avokatit Arlind Jupolli që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës.

Sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Policia njofton se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë për Express zëdhënësi Agron Borovci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë Policia.

Gazeta Express ka raportuar se motiv i therjes dyshohet të jetë një konflikt i mëhershëm mes viktimës me të dyshuarin, i cili ende nuk është kapur nga policia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!