Zbulohet: Këta janë tre kandidatët që mund të zëvendësojnë Sarrin te Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zbulohet: Këta janë tre kandidatët që mund të zëvendësojnë Sarrin te Chelsea

11:17 | 12 Shkurt 2019

Maurizio Sarri i ka ditët e numëruara te skuadra e Chelseas.

Ai pritet që të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Dhe, humbja e thellë 6:0 kundër Manchester Cityt ka bërë që largimi i tij të jetë i pashmangshëm.

Mediat në Londër zbulojnë se janë tre menaxherë që mund të zëvendësojnë Maurizio Sarri në Chelsea.

Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid konsiderohet si kandidati kryesor edhe pse argjentinasi ka nënshkruar kohët e fundit një zgjatje të kontratës me klubin.

Legjenda e Blues Frank Lampard dhe Gianfranco Zola, i cili aktualisht punon si ndihmës i Sarrit, gjithashtu janë të lidhur për të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseas. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!