Zbulohet klubi i ri i Marchisio – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

Zbulohet klubi i ri i Marchisio

13:20 | 12 Korrik 2018

Claudio Marchisio është më afër se kurrë largimit nga Juventus.

Për Claudio Marchision janë ditët e fundit te Juventusi.

Mesfushori i cili me ardhjen e Emre Can nuk do të ketë pothuajse shanse për të zbritur në fushë këtë vit pritet të largohet për të qenë protagonist në një tjetër ekip.

Edhe sezonin e kaluar, 32-vjeçari u aktivizua shumë pak ndaj dhe ka vendosur të nis një aventurë të re por me dilemën për të qëndruar në Europë apo të kalojë në një kontinent tjetër.

Eshtë Monaco që kërkon ta mbajë mesfushorin në futbollin elitar për disa sezone ndërsa lojtari ka disa oferta edhe nga SHBA apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!