Zbulohet kush nuk po e lë martohet Leonora Jakupin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zbulohet kush nuk po e lë martohet Leonora Jakupin

16:50 | 14 Nëntor 2017

Leonora Jakupi, këngëtarja e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale.

Duke e mbajtur shumë hermetike këtë pjesë, nuk është bërë kurrë publike asgjë rreth mashkullit që Leonora ka në krah.

Në një intervistë për “Mirage” , gjatë dasmës së Labinot Gashit, këngëtarja pranoi se kishte në plan të martohej së shpejti. Por pse kjo dasmë ishte vonuar kaq shumë? Arsyen e ka zbuluar vetë Leonora së fundmi.

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë, ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës. Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj që ata kanë ende nevojë për mua.”-u shpreh Jakupi./Prive/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

FOTO – Elita Rudi