Zbulohet modeli më i ri elektronik i Mercedes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zbulohet modeli më i ri elektronik i Mercedes

16:02 | 10 Shtator 2017

Kompania gjermane ka prezantuar skicën e dizajnit të konceptit elektrik EQ A.

Makina pritet të paraqesë bazën për prodhimin e klasës së ardhshme elektrike A, dhe në versionin koncept ka tri dyer dhe pamje sportive.

Dizajni i këtij automjeti është i karakterizuar nga koncepti EQ i Mercedesit, i cili është paraqitur në sallonin e veturave në Paris, në shtator të vitit të kaluar.

Detajet teknike do të bëhen të ditura para fillimit të sallonit të veturave në Frankfurt dhe modeli pritet të arrijë në treg në vitin 2019.

Sipas informacioneve të mëhershme, Mercedes EQ A do të prodhohet në fabrikën Rashtat, në Gjermani.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!