Zbulohet numri që do ta mbajë Piatek te Milani

14:28 | 23 Janar 2019

Sulmuesi polak Krzysztof Piątekt tashmë është lojtar i Milanit.

Sipas Sky Sport, sulmuesi i ri i Milanit Krzysztof Piątek do të mbajë numrin e nëntë të fanellës pasi lëvizja e tij në San Siro të përfundojë.

Sulmuesi i polak është i vendosur të bashkohet me gjigantët e Serie A për 35 milionë euro plus shtesa.

Lajmi nuk është ende zyrtar, por Piatek duket i vendosur të marrë numrin nëntë .

Kujtojmë që ky numër pas Inzaghit ka qenë një makth për sulmuesit tjerë të cilët kanë pasur sezon dëshpruese të Milan. /ORAinfo/

Komento: