Zbulohet se çfarë do Milani në këtë sezon – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Zbulohet se çfarë do Milani në këtë sezon

19:44 | 14 Shtator 2018

Rossoneri nuk kanë fituar Skudeto që nga viti 2010-11, por presidenti i tyre nuk është duke menduar për këtë gjë pasi që dëshiron të luaj në Europë

Të arrimë në Ligën e Kampionëve dhe të luajmë mirë atje është objektiv më i madh i AC Milan se Skudeto, ka thënë presidenti i klubit Paolo Scaroni.

Milan nuk është paraqitur në garën elite të Europës që nga viti 2013-14, ku ata nuk kishin arritur më shumë se mbi 1/8 e finales, pasi që ishin mposhtur nga Atletico Madrid.

“Në nivel sportiv, ne nuk luajmë në Ligën e Kampionëve këtë vit, edhe pse mendoj se Milan është dashur të jetë në këtë garë”, tha Scaroni për Corriere della Sera.

“E kam këtë ide moti, përderisa futbolli ka ecur përpara, Skudeto është bërë më pak e rëndësishme. Për Milanin do të ishte shumë më mirë që të kualifikohej në Ligën e Kampionëve”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!