Zbulohet se kush do të jetë gjyqtari i finales së Kampionatit Botëror – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Zbulohet se kush do të jetë gjyqtari i finales së Kampionatit Botëror

20:23 | 12 Korrik 2018

Referi argjentinas, Nestor Pitana, do ta referojë finalen e Kupës së Botës “Rusia 2018” mes Francës dhe Kroacisë.

Në këtë Botëror ai iu ka referuar të dyja kombëtareve, Kroacisë në 1/8 e finales në triumfin në penalti ndaj Danimarkës, dhe Francës në fitoren 2:0 ndaj Uruguait në çerekfinale.

Ai po ashtu ka gjykuar në ndeshjen e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe në atë mes Meksikës dhe Suedisë.

Ndërkaq, ai në finale do ta ketë ndihmën e asistentëve po ashtu argjentinas, Hernán Maidana dhe
Juan Pablo Bellat.

Zyrtar i katërt do të jetë holandezi, Bjorn Kuipers, ndërsa i katërt, bashkëvendësi i tij, Erwin Zeinstra./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!