Zbulohet se sa harxhon Apple për prodhimin e një iPhone X – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zbulohet se sa harxhon Apple për prodhimin e një iPhone X

10:35 | 19 Shtator 2017

Smartfoni më i ri i avancuar i Applet, iPhone X, është një smartfon i shkëlqyer por shumica mendojnë se çmimi i tij është pak i shtrenjtë.

Çmimi fillestar i iPhone X është 999 dollarë, gjë që është shumë i lartë, por të gjithë e dimë se Apple do të shesë një sasi të konsiderueshme të smartfonit të ri, transmeton Koha.net.

Burimet e brendshme të kësaj industrie në Kinë kanë bërë një hetim për të gjetur sa janë shpenzimet për një iPhone X dhe duket se shpenzimet e prodhimit janë 60 për qind më pak në krahasim me çmimin shitës.

Ekrani 5.8-inç OLED është pjesa më e shtrenjtë me çmim prej 80 dollarë për njësi. Pas ekrani, më e shtrenjtë është edhe memoria NAND (45 dollarë), procesori Apple A11 Bionic (26 dollarë) dhe 3 GB RAM memorie (24 dollarë).

Derisa prodhimi kushton 60 për qind më lirë sesa çmimi shitës, shumica e shpenzimeve shtesë si shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e hulumtimit dhe zhvillimit, marketingut dhe shumë shpenzime të tjera nuk janë të përfshira në koston e prodhimit të një iPhone X.

Kostoja e prodhimit të një iPhone X, përafërsisht i bie të jetë rreth 400 dollarë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!