Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Fier, qe i mori jetën dy të fejuarve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Fier, qe i mori jetën dy të fejuarve

13:43 | 13 Prill 2018

Del shkaku i aksidentit tragjik ne Fier, qe u mori jeten 2 kushërinjve Fisnik dhe Agustin Murataj nga fshati Kutë i Mallakastrës dhe shtetases franceze Nazie Ahmet, kjo e fundit e fejuara e Fisnikut.

Panorama raporton se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave të lejuara.

Ekspertët kanë thënë se, referuar dinamikës së ngjarjes dhe keqyrjes së automjetit, si edhe hetimeve ne vendin ku u gjet mjeti ne kanal me tre trupat e pajete, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi 150 km/orë.

Kjo shpejtësi nuk i ka dhënë mundësi të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur disa metra larg nga rruga kryesore. Ngjarja e rëndë u shënua tri ditë më parë në aksin rrugor Levan – Tepelenë pranë fshatit Varibop.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!