Zbulohet transferimi 300 milionësh i Real Madridit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Zbulohet transferimi 300 milionësh i Real Madridit

23:24 | 10 Gusht 2018

Koha kalon me shpejtësi dhe deri tani Real Madrid ka dështuar në blerjen e të paktën një futbollisti galaktik në gjëndje që të bëjë të hedhë në harresë largimin e Cristiano Ronaldos, futbollistit lider i Los Blancos që u transferua te Juventus.

Gjithsesi, sipas raportimeve të “Don Balon”, presidenti Florentino Perez ka një plan. Në mendjen e numrit 1 të klubit madrilen qëndron një blereje galaktike që do të mbërrijë në Santiago Bernabéu përpara mbylljes së merkato së verës. Dhe madje me një çmim që do të vendosë rekordin e ri, plot 300 milionë euro.

Pereze po punon në hije. Plani i presidentit të Real Madrid është që bëjë blerjen e madhe në limitet e merkatos, më pas të bëjë publik transaksionin.

Një strategji që funksionoi në perfeksion për blerjen e yjeve si Zinedine Zidane, David Beckham dhe Ronaldo Fenomenin.

Një taktikë që gjithsesi përfshin edhe rrezikun, si në rastin e tratativave për blerjen e David de Gea, që dështoi në skadimin e merkatos.

Gjithsesi këtë herë gjërat do të jenë ndryshe, të paktën kështu është i bindur Florentino Perez. Pas disa vite pa shumë shpenzime në blerje, dhe me shumë arkëtime, përfshirë edhe 100 milionët e siguruar nga shitja e CR7, paratë nuk janë një problem për presidentin Perez dhe Real Madrid që pret një blerje të shtrenjtë galaktike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!