Zbuloni tiparin negativ të shenjës tuaj! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Zbuloni tiparin negativ të shenjës tuaj!

07:58 | 13 Qershor 2018

Çdo shenjë e Zodiakut ka karakteristikat dhe tiparet e saj.

Por sigurisht që përveç tipareve të mira çdo shenjë horoskopi ka edhe tiparin e saj negativ, kështu që zbrit më poshtë dhe zbulo cili është tipari yt më negativ bazuar në kohën kur ke lindur.

Dashi
Të lindurit e shenjës së dashit përgjitësisht thuhet se janë njerëz të cilët marrin flakë fare lehtë. Mjafton një situatë apo një fjalë që individët e kësaj shenje të nxehen e të shpërthejnë.
DemiA është e vërtetë që të lindurit e shenjës së demit janë antisocialë?

Sipas nesh po. Njerëzit e lindur në këtë shenjë nuk i kanë fort qejf socilaizimet pa shkak.

Binjakët

Binjakët cilësohen si një shenjë gënjeshtare. Ata janë të aftë të shesin dhe zbukurojnë çdo gjë të mundshme, ama për këtë mbase faji nuk është vetëm i binjakëve.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e gaforres kanë tëndencën të lidhen vërtetë shumë me gjërat. Ata ndonjëherë e kanë të pa mundur t’i lejojnë të tjerët të largohen apo të krijojnë hapsirën e tyre.

Luani

Të lindurt e kësaj shenje mendohet se janë të paparë për të krijuar situata dramatike. Çdo gjë që përjetojnë individët e shenjës së luanit kanë tendencën për ta zmadhuar e kthyer në dramë.
VirgjëreshaDetajizmi thuhet se është e meta më e madhe e njërëzve të cilët u përkasin shenjës së virgjereshës. Nuk e di por a mund të quhet e metë kjo?
Peshorja

Për të lindurit e shenjës së peshores thuhet se janë përtacë. Ata kanë një natyrë lehtësisht të lëkundshme dhe ky është shkaku se pse individët e peshores humbasin shpejt interesin në çdo gjë.
Akrepi

Pika e fortë e njerëzve të lindur në këtë shenjë nga shumkush do të konsiderohej si e metë. Të lindurit e shenjës së akrepit karakterizohen nga një aftësi shumë e mirë për manipulim.
Shigjetari

Të paturit shumë energji ne nuk besojmë se është një e metë. Të lindurit e shenjës së shigjetarit përkufizohen si njerëz energjikë, ndonjëherë edhe më shumë nga sa duhet.
Bricjapi

Ftohtësia është ajo që karakterizozon njerëzit e shenjës së bricjapit. Të qenit një njeri i ftohtë nuk është ndonjë e metë për sa kohë që je njeri i ndjeshëm në thellësi por nuk e shpreh!
Ujori

Mungesa e durimit është një tipar që i karakterizon të lindurit e shenjës së ujorit. Fakti që të lindurit në këtë kohë nuk kanë durim i bën ata të duken më nevrikë dhe sigurisht më individualistë.
Peshqit

Peshqit konsiderohen si një shenjë ëndërrimtare. Individët e kësaj shenje kanë tendencën të udhëhiqen nga ëndrrat dhe jo nga realiteti, transmeton horoscope.al. Kjo ndonjëherë bën që peshqit të shihen nga të tjerët si njerëz të cilët nuk i kanë këmbët në tokë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!