Zëvendëskryeministri Hoxhaj: Ushtri të mirëfilltë do të kemi më 2028 – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zëvendëskryeministri Hoxhaj: Ushtri të mirëfilltë do të kemi më 2028

13:25 | 07 Dhjetor 2017

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë foltores së Kuvendit ku po diskutohet programi qeverisës i Kosovës, është shprehur se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të përfundojë.

Ai ka thënë se është e pakuptimtë që vendi të mbahet i izoluar.

Hoxhaj ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Thotë se nëse nisen hapat drejt kësaj çështjeje në vitin 2018 atëherë Kosova ushtrinë e saj do të mund ta ketë në vitin 2028.

Hoxhaj deklaron se Kosova me ushtri të mirëfilltë do të bëhet tek në vitin 2028. Ai nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se nëse procedurat për themelimin e FSK-së në ushtri nisin në vitin 2018, atëherë vendi vetëm pas 10 viteve do të mundë të ketë një ushtri të mirëfilltë.

“Nëse marrim vendim në 2018 në vitin 2028 do të mundë të kemi një ushtri të mirëfilltë”, ka thënë Hoxhaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!