Zëvendëskryeministri thotë se Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën për vrasjen e Ivanoviqit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zëvendëskryeministri thotë se Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën për vrasjen e Ivanoviqit

22:41 | 27 Maj 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se katër muaj pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.

Sipas Hoxhajt, kjo po ndodh sepse Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë.

“Vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj me një postim në Twitter.

Ndërsa, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq gjatë ditës së sotme deklaroi se vendi i tij është i interesuar në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, mirëpo sipas tij nuk ka interesim nga pala kosovare.

Stefanoviq i bëri thirrje EULEX-it që të përfshihet seriozisht në zgjidhjen e këtij rasti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!