Zgjedhjet partiake: VV-ja kapet duke keqpërdorur veturën zyrtare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zgjedhjet partiake: VV-ja kapet duke keqpërdorur veturën zyrtare

23:47 | 19 Janar 2018

Lëvizja Vetëvendosje i ka përdorur asetet e komunës për zgjedhjet brenda partiake që mbahen të dielën.

Drejtori i Bujqësisë në Mitrovicë, Ekrem Sadiku, shihet bashkë me një aktivist të kësaj partie duke futur material zgjedhor në veturën e nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, në një fotografi të siguruar nga emisioni Interaktiv.

Kohavisioni ka kontaktuar me nënkryetarin Mujka, por ai ka thënë se nuk është i vetëdijshëm që drejtori t’ia ketë marrë veturën e tij.

Së paku këtë nuk e ka bërë sot, sepse Mujka tha se e ka pasur veturën në posedim gjatë gjithë ditës.

Por nuk e mohoi që kjo të ketë ndodhur ditë më parë, megjithëse ka thënë se një gjë të tillë do ta diskutojë me drejtorin.

Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!